Dy mesazhet amerikane që fshihen pas shpalljes “non grata” të Berishës, sipas Sejaminit
Gazetari Neritan Sejamin tha për gazetare Ilva Tare se pas vendimit të sotëm të SHBA-ve për të shpallur “non grata” ish-kryeministri Sali Berisha fshihen dy qëllime kryesore.
E para sipas tij ka të bëjë me mesazhin e qartë drejtuar opozitës se duhet të heqë dorë nga të gjitha qëllimet që kishte deri tani lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe dyta lidhet me inkurajimin e drejtësisë së re në Shqipëri që t’i kthejë sytë tek goditja e politikanëve të mëdhenj të lidhur me korrupsionin.
“Opozita duhet të kthehet në institucione, dhe amerikanët në këtë pikë janë të prerë, SHBA e ka thënë me kohë që humbësi duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Për një arsye është perceptuar se Berisha është kundër kësaj fryme dhe disa nga publikimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të ashpra.
Jam i bindur që kjo është bërë për 2 arsye, që opozita të pranojë zgjedhjet, të heqë dorë nga ato që po bën dhe të hyjë në parlament dhe e dyta për t’i dhënë kurajë drejtësisë, ku deri dje thuhej se nuk ka asnjë person të fuqishëm që shkon para drejtësisë. E shikoj një kthim të vëmendjes së drejtësisë tek politikanët e rëndësishëm”, u shpreh gazetari.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen