Dy mijë vizitorë në vetëm 2 javë pas rihapjes së Muzeut Etnografik të Krujës

7 Gusht 2024 | 17:07

Në vetëm 2 javë pas rihapjes ka pasur interes nga turistët për Muzeun Etnografik të Krujës.

Në një periudhë kaq të shkurtër kohore, është vizituar nga rreth 2,000 vizitorë shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu tashmë është një ndalesë e pashmangshme gjatë turit që turistët kryejnë në Shqipëri.

Përveç objekteve, dokumenteve, muzeu ofron copëza të jetës së përditshme të shqiptarëve.

Një nga pjesët më interesante të muzeut është dhoma e veshjes virtuale, e cila i lejon vizitorët të bëjnë “selfie” teksa provojnë virtualisht veshje tradicionale që datojnë nga shekulli XVIII.

Ky muze është vizituar deri më tani nga 75 mijë turistë më shumë, krahasuar me 6-mujorin e parë të 2023-shit.

Muzeu Etnografik i Krujës është restauruar dhe përmirësuar me teknologjinë më të fundit, dhe është rihapur vetëm dy javë më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026