Dy plagosje të ndryshme me thikë në Shkodër, 3 të arrestuar

1 Gusht 2025 | 11:01

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre persona të përfshirë në dy raste të dhunshme, të ndodhura në zona të ndryshme të qarkut. Të dyja ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e konflikteve për motive të dobëta, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e parë ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë” të qytetit të Shkodrës, ku dy vëllezër, shtetasit B. B., 38 vjeç, dhe B. B., 41 vjeç, janë arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pasi dyshohet se kanë plagosur rëndë me sende të forta dhe me thikë një 42-vjeçar. I plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa arma e ftohtë e përdorur në ngjarje është sekuestruar si provë materiale. Vëllezërit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë, në një incident tjetër të ndodhur në fshatin Nderlysaj të Thethit, një 25-vjeçar, F. Th., është arrestuar pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 28-vjeçar, gjithashtu për motive të dobëta. Edhe në këtë rast, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma e përdorur u sekuestrua nga policia.

Materialet hetimore për të dyja ngjarjet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026