Dy rrëmbimet e bujshme, humbja e gjurmëve të Jan Prengës dhe Ervis Martinajt
Rrëmbimi i Jan Prengës dhe humbja e gjurmëve të Ervis Martinajt, i cili dyshohet se mund të jetë rrëmbyer e më pas ekzekutuar, janë dy nga ngjarjet më të bujshme të dy viteve të fundit që kanë lidhje me botën kriminale në vend.
Si ndodhi rrëmbimi i Jan Prengës?
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020 pranë banesës së tij, në rrugën ‘London’ në Kamëz. Hetimet kanë treguar se u dërgua në një resort në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
Vetëm më 28 janar të po atij viti, policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut nga dhuna e tortura që i është bërë.
Pse u rrëmbye Jan Prenga?
Rrëmbimi i Prengës erdhi për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë të mbërritur nga Ekuadori në portin britanik të Portsmouth dhe si pasojë e përplasjes që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit.
Të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës
Për pengmarrjen, uniformat blu arrestuan 4 persona: Olsi Turja dhe Bajram, Elton e Leonard Hajri të gjithë nga Shijaku.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.
Festim Bexhdili rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Jan Prengës. I njohur ndryshe si kopshtari, ai nuk ka pranuar akuzat në sallën e gjyqit, por Prokuroria e Posaçme e akuzon atë si bashkëpunëtor në vrasje.
Zhdukja e Ervis Martinajt
Prej 10 ditësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht xhaxhai.
Kur ka bërë denoncimin në polici, xhaxhai ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me Martinajn, por përmes personave të tretë dhe se ka dyshime se nipi i tij mund të jetë rrëmbyer.
Pistat e hetimit
Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.
Vrasja e bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tij
Martinajt i kanë vrarë bashkëpunëtorë, por edhe familjarë të tij.
I fundit ishte djali i xhaxhait të tij, Brilant Martinaj, i cili mbeti viktima nga atentati i refishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës që ndodhi më 17 gusht të këtij viti.
Në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko, për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.
Në 13 nëntor të vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt.
I kërkuar nga SPAK
Martinaj kërkohet nga SPAK si i dyshuar për porositjen e një vrasjeje që nuk u realizua për të cilën i kishte ofruar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani deri në 500 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU
Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 12:21 Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)
- 12:18 Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca