Dy sulmet e armatosura në shkolla, Erdogan shkarkon nga detyra zv.ministrin e Arsimit

25 Prill 2026 | 17:59

Presidenti turk, Tayyip Erdogan ka shkarkuar zv.ministrin e arsimit, Nazif Yilmaz pas dy sulmeve me armë në shkolla në prill që vranë nëntë persona, sipas një dekreti presidencial.

Sipas dekretit presidencial, zv.ministri i Arsimit Nazif Yilmaz u shkarkua nga detyrat e tij dhe u zëvendësua nga Cihad Demirli.

Tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues u vranë kur një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Kahramanmaras. Sipas autoriteteve, 14-vjeçari kishte në zotërim pesë armë zjarri dhe ishte djali i një ish-komandanti policie, i cili u arrestua.

Në një sulm tjetër në provincën e Sanliurfas, një ish-nxënës hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër të mesme dhe më pas kreu vetëvrasje. Dy sulmet tronditën opinionin publik dhe Erdogan njoftoi se qeveria e tij do të vendoste kufizime mbi pronësinë e armëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump zbulon avionin e Katarit 747 që do të shërbejë si avion i ri presidencial

Një avion Boeing 747-8, i dhuruar Presidentit Donald Trump nga Katari, ka mbërritur zyrtarisht në Bazën e Përbashkët Andrews dhe ka filluar të kryejë fluturime,...
08:32 | 20/06/2026

Përplasje fatale mes dy trenave në Bedford të Anglisë, humb jetën një makinist. Plagosen 89 persona të tjerë

Një makinist treni ka vdekur dhe 89 persona janë plagosur pasi dy trena u përplasën në zonën e Bedford. Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime shumë serioze,...
08:20 | 20/06/2026

Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale

Zyrtarë të lartë iranianë sinjalizuan të premten se Gaza Strip mund të zërë një rol më të rëndësishëm në përpjekjet rajonale për paqe dhe siguri,...
22:11 | 19/06/2026