Kryeministri Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së në mbledhje të zgjeruar, agjenda e plotë

20 Qershor 2026 | 08:30

Partia Socialiste do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Mbledhja vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Po ashtu, takimi zhvillohet në një kohë kur mazhoranca përballet edhe me largimin e një deputeteje nga radhët e saj, atë të Marjana Koçekut, e cila kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës.

Sipas axhendës të zbuluar një ditë më parë nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, fjalën hapëse mësohet se do ta ketë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e më pas kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS-së, Edi Rama.

Po ashtu, në përfundim të mbledhjes do të kenë fjalën si kryeministri, ashtu edhe kryetari i grupit. Mbledhja është parashikuar gjithashtu të zgjasë deri në orën 17:00.

4 janë pikat kryesore në agjendë që kanë të bëjnë me: -Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

-Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. -Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit. -Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026