Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave.
U arrestuan në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veshje, pije dhe mallra të tjera kontrabandë, 5 të arrestuar në 2 operacione
- Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion: Morëm fshehurazi vaksina Pfizer