Dy të vrarë në Kiev pas sulmit rus me raketa balistike, dëme në sistemin energjetik
Dronët dhe raketat ruse kanë goditur kryeqytetin ukrainas dhe qytete e tjera, duke vrarë dy persona në Kiev dhe duke dëmtuar objekte kyçe energjetike dhe disa ndërtesa të larta banimi.
Sulmet nisën gjatë natës të së martës, deri në mëngjesin e së mërkurës, ndërsa Kievi u godit nga të paktën katër raketa balistike.
Sulmi i fundit erdhi ndërsa u raportua se Ukraina kishte nisur një sulm të konsiderueshëm ndaj një uzine të madhe kimike në Bryansk, në jugperëndim të Rusisë, me raketa Storm Shadow, të cilat furnizohen nga Britania dhe Franca. Dronët ukrainas goditën gjithashtu rajonin Mordovia të Rusisë.
Shpërthimet e para u dëgjuan në të gjithë Kievin pak pas orës 1 të mëngjesit dhe më pas rreth gjysmë ore më vonë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Zaporizhzhia, Poltava dhe Dnipro, ndërsa alarmet për sulme ajrore vazhduan deri në mëngjes.
Shërbimet e emergjencës shpëtuan 10 persona pasi një zjarr i shkaktuar nga sulmi i një droni goditi katin e gjashtë të një ndërtese banimi 16-katëshe.
Goditjet në rajonin lindor të Poltavas në Ukrainë dëmtuan objektet e naftës dhe gazit, tha guvernatori lokal, Volodymyr Kohut.
Rusia ka rritur ndjeshëm numrin dhe intensitetin e sulmeve ndaj sistemit energjetik të Ukrainës në javët e fundit, duke synuar si termocentralet ashtu edhe impiantet e gazit, shkruan The Gurdian.
LEXONI GJITHASHTU:
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës