Gjashtë të vrarë nga sulmi rus në Kiev, ndërsa SHBA diskuton planin e paqes

25 Nëntor 2025 | 08:05

Rusia nisi një valë sulmesh ndaj Ukrainës të martën, duke vrarë të paktën gjashtë persona në sulmet që goditën ndërtesat e qytetit dhe infrastrukturën energjetike, ndërsa një sulm ukrainas në Rusinë jugore vrau tre persona dhe dëmtoi disa shtëpi, thanë autoritetet.

Uji, energjia elektrike dhe ngrohja u ndërprenë në disa pjesë të kryeqytetit, Kiev.

Kryebashkiaku Vitalii Kitschko tha se dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në Dniprovskyi dhe një ndërtesë tjetër banimi në distriktin qendror Pechersk u dëmtua rëndë.

Në një valë sulmesh të mëvonshme, katër persona u vranë dhe tre u plagosën në një sulm ndaj një ndërtese jo-rezidenciale në lagjen perëndimore Svyatoshynyi të Kievit, sipas kreut të administratës së qytetit të Kievit, Tymor Tkachenko.

Ministria e energjisë e Ukrainës tha gjithashtu se infrastruktura energjetike ishte goditur, pa përshkruar shkallën e dëmit. Shërbimet e emergjencës së Ukrainës thanë se gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë, u plagosën në një sulm rus ndaj infrastrukturës energjetike dhe portuale në rajonin e Odesës.

Ndërsa, tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë gjatë natës.

Sulmi dëmtoi shtëpi private dhe ndërtesa banimi shumëkatëshe, objekte sociale të paspecifikuara, një depo dhe një dyqan, tha Slyusar.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se mbrojtja ajrore ruse shkatërroi 249 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajone të ndryshme ruse dhe Krimenë e pushtuar, duke vënë në dukje se 116 prej tyre u rrëzuan mbi Detin e Zi.

Sulmet pasuan bisedimet midis përfaqësuesve të SHBA-së dhe Ukrainës në Gjenevë të dielën në lidhje me një plan paqeje të ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe Rusia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026