Dy tërmete godasin Shqipërinë, sizmologu: Zona jugore është më aktive

1 Mars 2023 | 16:30

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Shqipërinë pasditën e së martës. Sizmologët i konsiderojnë këto tërmete të moderuar dhe të pafuqishëm për të shkaktuar dëme.

“Tërmeti i ditës së djeshme ishte më një magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, i lokalizuar në afërsi të qytezës së Belshit, ai konsiderohet i moderuar, nuk shkakton dëme”, theksoi Damiano Koxhaj, sizmolog.

Për ekspertët e fushës, kjo zonë është e njohur ndër vite për tërmete me magnituda të këtij lloji.

“Zona jugore janë më aktive se pjesa tjetër e territorit në këtë zonë ne kemi pas në 2011, 2 ngjarje me magnitudë 4 në 2017, në 2018, në 2021, në 2020  pra është një zonë që historikisht ka qënë active dhe magnitudat 4 janë normale”, u shpreh ai.

Sizmologët, referuar pasgodtjeve, janë të mendimit se aktiviteti sizmik në zonën e Belshit do të shuhet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026