Dy viktima dhe 45 të infektuar të tjerë me COVID-19 në Shqipëri, shtohen të sëmurët me simptoma të rënda

1 Korrik 2020 | 08:56

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën për vdekjen e 2 pacientëve të tjerë me COVID-19 në Spitalin Infektiv dhe diagnostikimin e 45 rasteve të reja.

Në një konferencë për shtyp nga ministria, doktoreshë Marjeta Dervishi tha se viktimat ishin dy të moshuara, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82-vjeçare nga Tirana, çka e çon në 65 totalin zyrtar të vdekjeve nga pandemia në Shqipëri.

Dervishi u shpreh se po vijon shtrimi në spital i personave me simptoma të rënduara të COVID-19, ndërsa pas 269 testimeve gjatë 24 orëve të fundit ishin diagnostikuar 45 persona të prekur nga virusi, duke e çuar totalin e të prekurve në 2,580 raste.

Aktualisht në spitale janë shtruar 71 persona, 10 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 2 në gjendje të rëndë me frymëmarrje të drejtuar.

Në total, numri i të shëruarve ka shkuar në 1,516 persona, ku 57 ishin të deklaruarit “të shëruar” gjatë 24 orëve të fundit.

Prej muajit mars autoritetet kanë kryer 27,303 testime, prej nga ku janë diagnostikuar 2,580 persona me COVID-19, 1,516 prej të cilëve janë shëruar, 65 kanë vdekur dhe 999 mbeten ende mbartës.

Vdekjet kanë ndodhur: 36 në Tiranë, 9 Shkodër, 11 Durrës, 5 Fier, 2 Vlorë, 1 Kukës, 1 Elbasan.

Shpërndarja gjeografike e “rasteve aktive”: Tiranë 367, Durrës 201, Shkodër 150, Vlorë 110, Fier 47, Lezhë 42, Korçë 28, Kukës 19, Elbasan 16, Gjirokastër 7, Berat 6, Dibër 6.

 

Lexoni gjithashtu:

Rakacolli: Shifrat e deritanishme të kontrollueshme, vetëm 20 për qind e kapaciteteve spitalore janë zënë

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë, Pipero: U ndëshkuam se dhamë shifra të sakta. Mund ta vëmë virusin nën kontroll për një javë

Javë dramatike, bilanci rajonal i COVID-19 rëndohet me mbi 100 vdekje dhe rreth 4700 të infektuar

79 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026