Dy viktima nga COVID, mbetet i lartë numri i të infektuarve
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
Dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID. Një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen.
Ndërsa, numri i të infektuarve mbetet i lartë. Nga 2,100 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 974 qytetarë.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 5,332 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
416 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 973
Të shëruar në 24 orë 416
Të shtruar në spitale 29
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2100
Testime totale 1,860,959
Raste pozitive 285,731
Raste të shëruara 276,889
Raste Aktive 5,332
Humbje jete 3,510
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura, për shkak të rritjes së rasteve me COVID kohët e fundit.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, kryetarja e këtij Komiteti dhe zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri apel edhe për vaksinim.
LEXONI GJITHASHTU
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush