“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama: Kredi me interes 2-3% për ndërmarrjet e vogla e të mesme

13 Maj 2026 | 10:59

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë mori pjesë në aktivitetin e nënshkrimit të partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo është një nismë për të mbështetur bizneset shqiptare, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar më shumë mundësi për sipërmarrësit.

Ai tha se interesi i kredisë për këto biznese do të jetë 2 dhe 3%. Ndër të tjera ai shtoi se pas firmosjes së marrëveshjes, do të futet një program që ua hap një derë për të dyfishuar sipërmarrjen e tyre. Ndër të tjera ai shtoi se Bankat duhet të jenë pak më kurajoze me sektorin e bujqësisë, ku theksoi se rrisku është i lartë.

“Një marrëveshje për të financiar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë motor i ekonomisë tonë. Janë realitete me potenciale. Kam mundur të shoh një sërë ndërmarrjesh të vogla, që bazuar në eksperiencën e shqiptarëve dhe shqiptarëve të kthyera nga emigracioni, bazuar në vullnetin për të bërë diçka domethënëse në komunitet, për të punësuar familje dhe njerëz përreth kanë qenë ndihmë e jashtëzakonshme.

Me një mbështetje financiare të arsyeshme ato realitete mund të rriten dhe mund të sjellin fitime. Sot këta njerëz janë gati të hedhin një hap tjetër. Problemi ka qenë financimi i aksesueshëm dhe i arsyeshëm në pamundësi për të marrë kreditë normale, komerciale. Kështu ka lindur dhe ky projekt i cili fillimisht ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili nxorëm mësimet tona bashkërisht.

Sot është një projekt që është kthyer në program mbështetjeje të qeverisë shqiptare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Brenda një kohe të shkurtër pas firmosjes së marrëveshjes, do të futet një program që ua hap një derë për të dyfishuar sipërmarrjen e tyre. Është një moment për ta nënvizuar, 5 vjet më parë kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 mld euro.

Vetëm në dy vitet e fundit, kredia e re ka prekur 5 miliardëve. Është një arsye më shumë për të hedhur një hap kurajoz falë bashkëpunimit total për ta mbështetur rritjen ekonomike. Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të vëmë në dispozicion një linjë kredie me interes minimal 2% dhe maksimal 3%.

Këtu kërkojmë bashkëpunim dhe solidaritet të plotë nga ana juaj, shoqëruar me një garanci sovrane nga qeveria, duke ulur rriskun për bankat. Nga 60-70 % për vlerësimin e riskut. Bankat duhet të jenë pak më kurajoze me sektorin e bujqësisë, ku rrisku është i lartë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026