Dyshimet e SHBA-së për veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë
‘Duhet të presim dhe të shohim sepse Rusia vepron ndryshe nga sa deklaron’. Është ky reagimi i SHBA dhe shteteve Perëndimore, të cilat nuk e besojnë lehtë Moskën.
Ata dyshojnë në deklaratat e Rusisë se do të reduktojë aksionet ushtarake në Kiev dhe Cernihiv dhe se do të pozicionohet në Donbas.
Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken u shpreh se nuk sheh sinjale serioziteti nga Rusia për të arritur paqen.
Madje përkundër asaj që deklaron Kremlini, shefi i Pentagonit paralajmëron se Rusia po afron trupat rreth kryeqytetit të Ukrainës, duke nënvizuar se është një ripozicionim dhe jo një tërheqje nga lufta.
Edhe liderët evropianë janë skeptikë se Rusia do të reduktojë trupat. Presidenti Emmanuel Macron, kryeministri britanik Johnson, kancelari gjerman Scholz dhe kryeministri italian Draghi zhvilluan një telefonatë mes tyre duke kërkuar që të mos largohet vëmendja nga Moska.
Bisedimet për paqe që zhvillohen në Stamboll japin shpresë por jo siguri të plotë.
‘Ukrainasit nuk janë naivë’ u shpreh presidenti Zelenski pas deklaratës së Rusisë se do të reduktojë disa operacione. Përtej anës diplomatike raportohet se forcat ruse vijojnë aksionet e tyre duke rrezikuar gjithnjë e më shumë jetën e civilëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)