Dyshohet për punësime të paligjshme, merret në pyetje ish-ministrja në Kosovë
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është intervistuar të enjten nga Departamenti i Krimeve Ekonomike ish-ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiç.
Hetimet ndërlidhen me pretendimet për punësime të paligjshme gjatë periudhës së qeverisjes lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, në kohën kur Hoxhiç ishte nënkryetare e kësaj Komune deri në maj të vitit 2022.
Avokati i saj, Musa Damati, ka konfirmuar për KosovaPress, se klientja e tij është liruar menjëherë pas intervistimit.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë provë e vetme që do ta vërtetonte përfshirjen e klientes së tij në veprën penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Ai tha se klientja e tij është tërësisht e pafajshme dhe se i gjithë ky hetim ka të bëjë vetëm me spektakël politik, ndërsa potencoi faktin se zonja Hoxhiç është cak i sulmeve politike tash e një kohë të gjatë.
“Nuk ekziston asnjë provë e vetme përmes së cilës mund të formulohen eventualisht veprime të cilat do ta krijonin figurën e posaçme të veprës penale që ndërlidhen me keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar. Klientja ime është tërësisht e pafajshme, dhe njëkohësisht ajo është cak dhe shënjestër e sulmeve politike tash e një kohë të gjatë. I gjithë ky hetim ka të bëjë me spektakël politik dhe ne do të arrijmë të vërtetojmë pafajësinë e klientes time shumë shpejt”, ka thënë për KosovaPress Damati.
Burimet e KosovaPress-it brenda policisë, bëjnë të ditur se hetimet janë komplekse dhe kanë filluar rreth dy vjet më parë ndaj disa ish zyrtarëve komunalë të Mitrovicës Veriore, një numër i të cilëve është intervistuar sot nga Departamenti i krimeve ekonomike , ndërsa intervistimi ndaj ish zyrtarëve tjerë do të vazhdojë edhe nesër.
Ndryshe, politikanja kosovare me përkatësi etnike boshnjake, njihet për angazhimin dhe kontributin e saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, sidomos në Mitrovicë, gjatë viteve të ‘nxehta’ dhe me përplot tensione në periudhën e pasluftës./KosovaPress/
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit