Dyshohet se i vuri flakën një makine në Kolonjë, arrestohet 53-vjeçari

26 Nëntor 2020 | 09:54

Policia e Korçës ka arrestuar 53-vjeçarin me iniciale E.C.

Ky i fundit dyshohet se ka djegur në fshatin Gërmenj të Kolonjës, me lëndë djegëse një makinë tip fuoristradë të markës “Nissan”, e cila është në pronësi të 66-vjeçarit me iniciale Th.Th.

Dyshohet ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

“Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 25.11.2020, rreth orës 01:30, në fshatin Gërmenj, Kolonjë, ku u gjet i djegur një automjet, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, nën koordinim e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit e Pasurisë në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. C., 53 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi 53-vjeçarin rëndon vepra penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda materiale”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026