Dyshohet se u godit nga një mjet, 18-vjeçari që u rrëzua me motor dërgohet te Trauma

18 Shtator 2025 | 09:54

Është identifikuar personi që mbrëmjen e së mërkurës u gjet i rrëzuar me motorin e tij në një rrugë të Pogradecit.

Ai është 18-vjeçari Bernard Rexhollari, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe, për këtë arsye, është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

18-vjeçari ka një hematomë të fortë në kokë dhe, për pasojë, gjendja e tij ishte kritike.

Edhe pse ai kishte me vete një skafandër, nuk e kishte vendosur atë gjatë kohës që udhëtonte me motor.

Ndërkohë, policia po heton në dy pista: e para, një rrëzim i mundshëm i motorit që drejtohej nga 18-vjeçari; dhe e dyta, mundësia e goditjes së motorit nga ndonjë mjet tjetër në pjesën e pasme.

Dyshimet për këtë të fundit kanë lindur pasi motori ka një goditje në pjesën e pasme, e cila zakonisht nuk shkaktohet nga rrëzimi i vetë motorit.

Policia ka sekuestruar edhe disa kamera sigurie të bizneseve në zonë, për të parë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë, 18-vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, në sallën e reanimacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026