‘E ardhmja e Serbisë, jashtë BE’, Vulin: Të integrohemi në vendet e BRICS
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se Beogradi nuk duhet të integrohet në Bashkimin Europian. Sipas tij, e ardhmja e Serbisë duhet të jetë në organizatat ku bën pjesë Rusia dhe Kina.
Numri dy i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin deklaron se Beogradi duhet të shohë forma të reja bashkëpunimi që nuk lidhen detyrimisht me Bashkimin Europain. Në një intervistë për median serbe, Ai thotë se Bashkimi Europian nuk është e ardhmja e gjeopolitikës ndërkombëtare.
“Unë besoj se BE-ja nuk është e ardhmja, përkundrazi ajo është drejt fundit. Serbia duhet të shoh alternativa të tjera në skenën ndërkombëtare, siç është BRICS”, ka deklaruar Vulin.
BRICS është një organizatë e re ku përfshihen Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Anëtarët e saj kanë vendosur rregulla të reja ekonomike duke përfshihet dhe heqjen e dollarit dhe Euros nga përdorimi.
Numri dy i qeverisë së Serbisë thotë se nëse bëhen pjesë të kësaj organizate kanë përfitime ekonomike dhe nuk kanë asnjë detyrim për sanksione ndaj vendeve të tjera. Bashkimi Europian ka kushtëzuar Serbinë me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Aleksandar Vulin, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-drejtues i shërbimeve sekrete serbe është sanksionuar nga SHBA për korrupsion dhe nxitje të tensioneve në Ballkanin Perëndimor.
LEXO GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë