Mediat serbe publikojnë dokumentin: Ministri i RMV agjent i Serbisë
Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ”Krik” ka publikuar një dokument kohë më parë për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dokumenti përmban transkriptë të bisedave ndërmjet deputetit Ivan Stoilkoviç dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviç. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Sipas ‘Krik’, raporti përfundon me konkludimin se agjenti serb i ka kontrolluar dhe udhëzuar aktivistët e deputetit Stoilkoviç, kurse përmes tij, ka tentuar që të ndikojë mbi situatën politike në Maqedoni. Nga mbrëmë Ivan Sojkoviç është përzgjedhur zv.kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Në maj të vitit kaluar, Stoilkoviç mori pjesë në Samitin e 11 të Sigurisë në Moskë në shoqëri të drejtorit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Në takim ishte dhe shefi i Shërbimit Sekret të Federatës Ruse, Sergej Naryshkin. Stoilkoviç njihet edhe për mik i afërt i ish-agjentit serb, Goran Zhivaljeviç i cili më 27 prill të vitit 2017 kishte marrë pjesë në dhunën në Kuvend
Ivan Stoilkoviçit konsiderohet si njeriu i Vuçiç në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, terroristët e Banjskës i ka konsideruar heronj dhe refuzon gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë. Emërimi i Ivan Stoikoviçit në postin zv.kryeministrit është i njëjti skenar siç po përdoret në Mal të Zi per ta kontrolluar, destabilizuar dhe përdorur për qëllimet e Beogradit.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara