“E bukur, e fortë, e ndershme”- Zajmina Vasjari tregon njohjen me Bedrie Lokën

6 Janar 2024 | 15:12

Bedrie Loka, 41-vjeç nga Sukthi i Durrësit, i dha fund jetës 3 ditë më parë duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Fillimisht u raportua se 41-vjeçarja e kreu aktin ekstrem për shkak të bullizimit dhe denigrimit nga persona të tjerë, të cilët i kishin hapur një faqe false në Tik Tok.

Por tashmë një pistë e re ka dalë në dritë për hetuesit, ku dyshohet se nëna e 4-fëmijëve mund të jetë shtyrë drejt vetëvrasjes nga dhuna e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti. Në lidhje me rastin ka reaguar dhe këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila e njihte Bedrien për shkak se ajo punonte në fasonërinë e administruar nga ajo dhe bashkëshorti.

Vasjari shprehet se në momentin që ndodhi ngjarja ajo e e ka ditur që nuk ishte një histori Tik Toku, dhe bullizmi brenda fabrikës, por dhuna e ushtruar në familjen e viktimës.

“Tani do prehesh në paqe Bedrie! U përpoqa shumë dje të zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë që portalet të përfshinë, por për fat të keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar, se ndoshta është shumë e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm më i klikuar. Për fat të keq sor edhe lajmi i vdekjes shet, pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonjë, e fortë, një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë sonë, e ndershme dhe një nënë shembullore”, shkruan Zajmina në postimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026