E diela rekord golash në Serinë A, 8 realizime në Inter-Juventus

28 Tetor 2024 | 12:23

Si rrallë herë më parë, kampionati Italian mori vëmendjen e gjithë Evropës të dielën, e cila rezervoi një lumë golash. Pesë duele, të cilat në total regjistruan 23 gola, me qershinë mbi tortë padyshim derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit, i mbyllur në një barazim 4-4. Në Meazza u zhvillua një ndër duelet më dramatike të viteve të fundit, aty ku 8 gola vlejtën vetëm për 1 pikë. Zikaltrit ishin ata që e nisën më mirë sfidën duke gjetur avantazhin me Zielinskin, por bardhezinjtë e përmbysën me dyshen Vlahovic-Weah.

Mkitaryan dhe Zielinski shënuan sërish, duke e mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 3-2. Në të dytin ritmi ishte po njësoj; Dumfries dërgoi shifrat në 4-2, ndërsa dopieta e Yildiz i dha një pikë ekipit të Mottës.

Gjithashtu, 6 gola regjistroi përballja tjetër mes Fiorentinës dhe Romës, me ekipin vjollcë që shënoi 5 herë në portën e kryeqytetasve. Lazio mposhti Genoan 3-0, ndërsa dy përballjet Monza-Venezia dhe Parma-Empoli u mbyllën pa fitues, me rezultatet respektive 2-2 dhe 1-1.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026