E djathta ekstreme në Austri bojkoton fjalimin e Zelenskit
Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë dolën nga parlamenti gjatë një fjalimi të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
Politikanët nga Partia e Lirisë argumentuan se fjalimi i Zelenski shkelte neutralitetin e Austrisë.
Ata paralajmëruan përpara fjalimit se do të mbanin një formë proteste kundër fjalës së presidentit ukrainas.
Austria ka thënë më parë se nuk mund të ndihmojë ushtarakisht mbrojtjen e Ukrainës, por e mbështet politikisht Kievin.
Në një fjalim video, Zelenski falënderoi Austrinë për ndihmën e saj humanitare dhe ndihmën në pastrimin e minave tokësore. Ai po fliste në ditën e 400-të të pushtimit rus.
Ai gjithashtu ftoi deputetët që të udhëtojnë vetë në Ukrainë dhe të shohin shkatërrimin e shkaktuar.
Presidenti i dhomës së ulët të parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, premtoi më shumë ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën dhe tha se vendi meriton solidaritetin e Austrisë.
Por ndërsa Zelenski foli, një grup politikanësh dolën dhe lanë pankarta në tavolinën e tyre me logon e partisë që shkruante “hapësirë për neutralitetin” dhe “hapësirë për paqen”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë