E drejta për abort shkakton tensione mes shteteve të G7
Qeveria e Italisë, e cila mban presidencën e G7, po përpiqet të heqë çdo referencë për aksesin e sigurt ndaj abortit në tekstin e deklaratës përfundimtare të samitit të liderëve, aktualisht në negociata. Samiti do të mbahet në Itali nga e enjtja deri të shtunën, dhe burimet thonë se anëtarët e grupit kanë mosmarrëveshje për një klauzolë anësore mbi të drejtat e abortit.
Delegacionet franceze dhe kanadeze po bëjnë presion për një shtesë në tekst, ku udhëheqësit “pohojnë rëndësinë e të drejtave të njeriut”. Kjo ka për qëllim të përforcojë konkluzionet e vitit të kaluar që garantuan angazhimin e plotë të liderëve për arritjen e të drejtave dhe shëndetit seksual dhe riprodhues.
Ndërkohë, Italia ka propozuar një draft tekst që heq të gjitha referencat për abortin, duke përfshirë në vend të tyre një referencë pro jetës. Drafti sugjeron angazhimin e udhëheqësve “për të promovuar më tej shëndetin shëndetin e nënës, të porsalindurve, fëmijëve dhe adoleshentëve, veçanërisht për ata në rrethana të cenueshme”.
Një burim nga negociatat e tekstit ka deklaruar për Euronews: “E drejta për abort është e panegociueshme. Është detyrë e G7-ës të tregojë lidership në promovimin e vlerave të tilla, jo të tërhiqet pas tyre”. Ndërkohë, Italia kohët e fundit ka miratuar një ligj që u jep grupeve kundër abortit akses në përpjekjet për të bindur gratë të mos ndërpresin shtatzëninë e tyre.
LEXO GJITHASHTU:
- Liderët e G7 gati t’i japin Ukrainës miliarda $ hua përmes aseteve të ngrira ruse
- Zelensky pritet të marrë pjesë në samitin e G7
Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur