E drogoi me 2 shoqet dhe abuzoi seksualisht, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Vlorë

25 Mars 2025 | 12:00

Janë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku 3 adoleshente janë nxitur për të përdorur lëndë narkotike dhe një prej tyre ka rënë pre e abuzimit seksual.

Ngjarja është denoncuar në polici nga e ëma e vajzës e cila është abuzuar seksualisht. Ka qenë vajza e cila i ka treguar nënës së saj gabimin që ka bërë, personat që ishin të përfshirë në të dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma bashkë me vajzën kanë shkuar në polici duke denoncuar rastin.

Sa i përket mënyrës si ndodhi ngjarja, mësohet se vajzat kanë shkuar në një hotel në qytetin e Vlorës me dëshirën e tyre.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj që ishte autori i kësaj ngjarje. Më pas ky i fundit ka bindur vajzën e mitur që jo vetëm të shkojë në hotel me të por edhe të marrë dy shoqet e saja me vete.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat të nxitura njëkohësisht nga dy personat e përfshirë, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj është ndarë nga grupi me një prej vajzave dhe ka nisur me të abuzimin seksual.

Ndërsa shoku i Rinald Rakipajt ka qëndruar duke konsumuar me dy vajzat e tjera të mitura lëndë narkotike ku konfirmohet edhe njëherë se me dy vajzat e tjera nuk ka pasur abuzim seksual

Pas denoncimit në polici efektivët kanë arrestuar 33-vjeçarin i cili është marrë në pyetje. Ai në momentet e para nuk ka pranuar fajin por i gjendur përballë provave ka pohuar ngjarjen e rëndë duke e pranuar atë dhe duke treguar edhe dinamikën.

Autori ka pranuar ngjarjen por është shprehur se me një prej vajzave të mitura kishte komunikim prej kohësh dhe gocat e mitura kanë shkuar vetë në hotel me dëshirë. Sipas tij vajza ka pranuar edhe me dëshirë të kryejë marrëdhënie. Policia vijon hetimet për rastin në fjalë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026