E enjtja në Europa dhe Conference League, në fushë dy ekipe shqiptare

2 Tetor 2025 | 11:16

E enjtja është një tjetër mbrëmje e futbollit evropian, ku luhen duelet e Europa dhe Conference League. Interesant është fakti që në kompeticionin e tretë për nga rëndësia, ku sot ngre siparin faza e ligës, marrin pjesë 2 ekipe shqiptare, Shkëndija dhe Drita. Të dyja i kanë mbyllur përgatitjet dhe janë gati për nisjen e kësaj aventure vërtet të jashtëzakonshme.

Kampionët e Kosovës përballen me Kups, ndërsa ky është ballafaqimi i parë mes tyre. Favoritë në letër konsiderohen të cilët në kampionat mbajnë vendin e tretë. Në anën tjetër Drita nuk po kalon kohë të mirë me 2 fitore në 5 ndeshejt e fundit dhe në kampionat renditet në vendin e gjashtë.

Për Shkëndijën shorti është më i vështirë në nisje, ku sfidon Rayo Vallecanon, ekipin që aktivizohet dhe mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu. Këta të fundit cilësohen favoritë të padiskutueshëm për marrjen e 3 pikëve të para në këtë aventurë evropiane. Forma e Rayo Vallecano në La Liga nuk është pozitive, por sërish mbetet një ekip i fort në fushë.

Në Europa League po ashtu luhen 18 përballje, ku sigurisht vëmendja më e madhe është te skuadra si Roma, Porto, Lyon apo Aston Villa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026