E hodhën me makinë drejt liqenit, zbardhen detaje të reja nga vdekja e 23-vjeçarit
Gazetari Martin Marku, solli detaje të reja për ngjarjen e rëndë ku nje i ri 23-vjeçar u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit.
Sipas gazetarit në trupin e 23-vjeçarit, Renis Dobra, janë konstatuar shenja mavijosjesh dhe dhune, që tregojnë se ai mund të jetë mbytur dhe më pas hedhur pranë ujërave të liqenit ku u gjet i pajetë.
Automjeti i tij ende nuk është gjetur dhe dyshohet se mund të jetë brenda liqenit ndërsa trupi i tij u konstatua pranë bregut të ujit.
Gazetari thotë se autorët e ngjarjes dyshohet të jenë më shumë se dy persona ndërsa mendohet se i riu ka qenë në makinë kur personat kanë shtyrë mjetin drejt liqenit, dhe gjatë rrokullisjes trupi mund të ketë dalë jashtë.
Sipas disa burimeve Renis Dobra kishte qenë më parë i proceduar për vjedhje dhe aktualisht po merren në pyetje familjarët e tij.
Ekzistojnë dyshime, ende të pakonfirmuara, se ai mund të ketë qenë i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, por pista kryesore është që ai është dhunuar rëndë.
Në qafën e tij janë gjetur mavijosje që mund të kenë ardhur nga një mjet i fortë, i cili dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen e tij, përpara se ta hedhnin me makinë nga rruga kryesore drejt liqenit të Shkopetit ku pas disa rrotullimeve të automjetit, dyshohet se trupi ka dalë jashtë makinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit