E hoqën nga listat e PD, Renato Kumrija akuzon sekretarin Noka: Ma fshiu emrin…

16 Mars 2025 | 16:21

Kandidati i PD në Elbasan, Renato Kumrija ka hedhur akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Sipas tij i është komunikuar lajmi se nuk do të jetë në listë si kandidat për deputet sepse duhet t’i lindte vendin dikujt tjetër.

Ai shprehet se janë lënë në listë kandidatë me shumë më pak mbështetje nga Primaret.

Postimi i plotë:

Te dashur anëtarë te Partisë Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Ju ve ne dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, i cili me ka komunikuar qe unë nuk do te jem ne liste si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshte, pasi duhet t’ia lenë vendin dikujt tjetër, ndërsa kane lenë ne liste kandidate me shume me pak mbështetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me force qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua te falënderoj gjithsecilin nga ju, te cilët me mundësuat qe unë isha një ndër te rinjtë më te votuar ne qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje,

në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si një ndër kandidatet e rinj më potencialë për të marrë pjesë ne zgjedhjet Parlamentare si përfaqësues i PD-se.

Për fat te keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë Zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Unë isha dhe jam një si ju, bir i një familjeje te thjeshte shqiptare, qe besova se ku me mire sesa një njeri i “popullit” njihte me mire nevojat e shtresës sonë.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmëroj që nuk do te jem pjese e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqtë e mij, ju e kuptoni shume mire pse ndodhi kjo!

A mos valle ka pazare apo negociata përgjatë natës se fundit te afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha qe jam i bindur se do me japë te drejte mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një fryme te re dhe një te riu qe pat mbështetjen me te sinqerte nga familjet e Elbasanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026