“E kam kundërshtuar për 30 vjet”, Prokiç: Vuçiç mund të mbahet mend si hero nëse…
Dramaturgu serb, Nenad Prokiç, i ftuar në “Balkan Talk” në Euronews Albania tha se Presidenti Vuçiç mund të mbahet mend si hero në Serbi në rast se lë pas politikat e gabuara dhe krijon orientime të reja për Serbinë.
I pyetur nëse mendon se Aleksandër Vuçiç do t’i zbatojë seriozisht të gjitha kërkesat që dolën nga Marrëveshja e Ohrit, Porkiç është përgjigjur se edhe nëse nuk do dojë ai do jetë i detyruar t’i zbatojë.
“Unë kam qenë 30 vjet kundër Vuçiçit në të gjitha nivelet. Është vërtet për të ardhur keq. E kuptoni sa të vështirë e kam që duhet ta mbështet sepse edhe sa vite duhet të presim që të vijë burri që firmos dhe rri në pushtet në Serbi? Prandaj ai e ka këtë mundësi. Ka gabime politike sipas këndvështrimit tim, por është mundësi për ne sepse mund ta bëjë dhe mund të rrijë në pushtet, çka është shume e rëndësishme për një politikan.
Ai mund të mbahet mend si hero, jo vetëm për Serbinë, mund të mbahet mend si njeriu që krijoi orientimet e reja për Serbinë, t’i lërë pas të gjitha politikat e gabuara me luftërat, me gjenocidin dhe me gjërat e tjera të shëmtuara gjate 3 dekadat e fundit. Nuk e di a është në dijeni për atë mundësi. Shpresoj të jetë. Nuk është i çmendur si Millosheviçi”,-tha pwr Euronews Albania Nenad Prokiç.
- Popullariteti dhe shanset për të votuar Arlind Qorin dhe Lajla Përnaskën
- E rëndë në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën
- Presidentja Osmani në takim me zv.kryeministrin italian Tajani, ja çfarë diskutuan
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë