“E kam tepruar”, reagon pas shkarkimit ish-drejtori i Bayern Munich
Pas shpalljes kampion në kampionatin gjerman bordi drejtues i Bayernit të Mynihut vendosi për shkarkimin e dy drejtorëve të kësaj skuadre, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.
Ka qenë ky i fundit i cili ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga klubi, ndërsa ka pohuar se shpesh e ka tepruar me reagimet e tij, të cilat kanë ardhur si pasojë e situatës së gjendur.
“E pranoj se nuk kam qenë i vërtetë në daljet për media, pra kam transmetuar njeriun e ashpër. Por situata të caktuara më kanë ndikuar të vesh këtë uniformë. Në jetën e përditshme jam shumë i butë dhe i dashur me njerëzit.
Kam mësuar shumë dhe do të më vlejë mbi të ardhmen. Bavarezët do të jenë gjithmonë një klub i suksesshëm, pavarësisht se kush do të mbajë pozicione të caktuara, pasi triumfi është në ADN-në e tyre. Faleminderit Bayern!”-tha Hasan Salihamidzic në reagimin e tij për mediat.
46-vjeçari ka luajtur për 9 vite me kampionët e Gjermanisë, ndërsa menjëherë pas tërheqjes mori postin e drejtorit teknik.
Dështimi i bavarezëve këtë sezon duke u eleminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, bëri që ndaj tij dhe Kahn të nisnin një sërë sulmesh nga tifozët, të cilët kërkonin me patjetër largimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn