“E kuqe” në teatrin e Durrësit, drama aktuale që trajton problemet e artit
“E kuqe”, drama intensive dhe emocionuese me dy personazhet e John Logan, u ngjit të dielën në mbrëmje në Teatrin e Durrësit me regjinë e Altin Bashës dhe me aktorët Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj në role.
Drama ka në qendër piktorin Mark Rothko, i cili është porositur të pikturojë një grup muralesh për një restorant të shtrenjtë.
“Vepra pasqyron dilemat e mëdha që ka një artist, ndryshimet ndërmjet brezave. Dramaturgu si një mjeshtër i madh ka vendosur një djalë të ri, që është Ken-i, që luhet nga kolegu im Urim Aliaj, i cili në një farë forme bëhet ndërgjegjja e këtij piktori, i cili po shikon shumë drejt të zezës, pra është në grahmat e fundit artistike të tij. Konflikti i dramës është që ka marrë një porosi nga një multimiliarder për të bërë disa piktura për restorantin e tij luksoz dhe nëpërmjet monologjeve të Ken-it ky njeri kupton që këto piktura nuk duhen dhënë, por shkojnë për bamirësi”, tha aktori Gentian Zenelaj.
“Shfaqja ka tendencën që të krijojë në sallë njëfarë heshtjeje, njëfarë ngrirjeje të publikut, gjë që më pëlqen sepse i vjen një informacion shumë i madh kulturor, përsa i përket muzikës, pikturës, skulpturës, ndjenjave, emocioneve, kështuqë jam i bindur që publiku durrsak do ta marrë shumë mirë”, tha më tej Zenelaj.
Ndonëse drama nuk i flet kujtdo, ajo vjen më aktuale se kurrë, duke vënë në dyshim edhe artin e sotëm.
“Vepra nuk është për çdokënd. Vërtetë i flet artit të pikturës, por është edhe për artin skenik, këngën, është një vepër gjithëpërfshirëse mes komercialitetit dhe artit të vërtetë, artit të të kërkuarit tek vetja”, tha aktori Urim Aliaj.
“Kjo vepër i vjen publikut shqiptar si një mesazh shumë i fortë për të kthyer sytë nga arti, nga gjërat që kanë vërtetë vlerë”, tha Zenelaj.
Nga Durrësi trupa e aktorëve do të rikthehet edhe njëherë në Tiranë, pas kërkesave të shumta të artdashësve në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rita Gjeka thirrje për një teatër të dytë: Nuk na del një, shfaqjet janë të shpeshta
- Sezon i ri artistik në teatër me të njëjtin buxhet, shfaqje për të gjitha moshat
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë