“E pa vdekjen me sy”, Arjan Çani: Kemi hyrë në fazë të rrezikshme, do ketë pasoja

19 Prill 2023 | 21:37

Gazetari Arjan Çani i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ka komentuar ngjarjen tragjike të ndodhur në mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin, ku një person i veshur me skafandër dhe jelek fosforishent, hyri në lokalin e Ardian Nikulaj dhe e qëlloi atë për vdekje.

Çani tha se kemi hyrë në një fazë të rrezikshme dhe se në rast se këto ngjarje kriminale do të vazhdojnë deri ditën e zgjedhjeve ka shumë mundësi që qytetarët të abstenojnë, e të mos votojnë. Sipas tij edhe në rast se ngjarje të tilla kriminale nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me zgjedhjet ato shkaktojnë panik te qytetarët.

“Këto ngjarje krijojnë panik. Ajo fotoja që ne pamë me atë që rrinte tre metra larg, e vjehrri që rrinte i ngrirë, është foto e frikshme. Ai e pa vdekjen me sy. Kemi hyrë në një fazë shumë të rrezikshme të rendit në Shqipëri dhe nëse kjo do të vazhdojë deri në 14 maj, minimumi që do krijojë kjo do jetë abstenimi.

Kjo që ndodh nuk ka lidhje me votimin. Por duke e parë nga shtëpia, tjetri çdo thotë, ç’është ky vend, këtu nuk jetohet më. Të neveriten zgjedhjet dhe gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet. Ndërkohë në gjithë botën normale kur ka vrasje zgjedhjet dhe fushata janë një moment i gëzuar”,-tha Arjan Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026