Ndreu i kundërpërgjigjet Berishës: Neveri! Kërkon të përfitojë nga ngjarja tragjike
Pas reagimit të Sali Berishës i cili për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin bën përgjegjës qeverinë, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Ndreu i cili është sërish kandidat i Partisë Socialistë për bashkinë e Lezhës, shkroi në profilin e tij në Facebook se ndien neveri kur lexon të tilla lajme me argumente të pavërteta. Sipas tij politika e Berishës është me gjak dhe morali i opozitës që do të përfitojë politikisht nga kjo ngjarje tragjike, ka prekur fundin.
“Që politika e Sali Berishes është me gjak, kjo dihet tashmë, por që të shkojë deri në këtë pike s’më kishte shku mendja!
Të sugjeruar nga politika lokale opozitare që do të përfitojë politikisht në kurrizin e një ngjarje tragjike, morali ka preke fundin!
Ndjej neveri për këto fundërrina qe prodhojnë këto lajme palaçosh, me argument te pavërteta dhe me deduksione kriminale vetëm për një grusht vota! Kaq për këto faqezinj!”,-shkruan Pjerin Ndreu.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet