“E papranueshme”, Kryeministri Pllenkoviq dënon dëbimin e kroatëve nga Serbia
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka dënuar ashpër dëbimin e qytetarëve kroatë nga Serbia dhe ka kërkuar sqarim nga autoritetet serbe.
Pllenkoviq e ka quajtur këtë praktikë të papranueshme, duke theksuar se insinuatat që qytetarët kroatë po ndërhynin në çështjet e brendshme të Serbisë janë të pabaza.
“Dëbimi i qytetarëve kroatë nga Serbia është një praktikë e papranueshme që duhet të dënohet, me insinuatën se qytetarët tanë po ndërhynin në çështjet e brendshme të Serbisë, gjë që nuk qëndron,” tha Pllenkoviq gjatë një mbledhjeje të Qeverisë kroate këtë të enjte.
Kryeministri kroat shtoi se autoritetet kroate kanë kërkuar sqarim nga Beogradi dhe se Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka dërguar një notë proteste në Serbi për këtë çështje. Po ashtu, partnerët e Kroacisë në Bashkimin Evropian janë informuar për këtë ngjarje.
Një nga rastet më të përfolura është ai i Arien Stojanoviq-Ivkoviq, një shtetase kroate që ka jetuar dhe punuar në Serbi për 12 vjet. Ajo ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ka krijuar një familje atje dhe ka punuar, por së fundmi i është hequr leja e qëndrimit dhe është dëbuar nga Serbia.
Autoritetet serbe i kanë ndaluar asaj hyrjen në shtet për një vit, por nuk janë dhënë shkaqet konkrete të këtij vendimi. Stojanoviq-Ivkoviq ka sugjeruar se kjo mund të ketë lidhje me mbështetje që ajo ka dhënë për protestat studentore në Serbi.
Ambasadori kroat në Serbi, Hidajet Bishçeviq, ka konfirmuar se së fundmi ka pasur dëbime të tjera të shtetasve kroatë, përfshirë kreun e Dhomës kroate të Tregtisë. Këto dëbime janë pjesë e një serie dëbimesh të qytetarëve kroatë nga Serbia, të cilat po shkaktojnë shqetësim në rrafshin ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng