E para që përshkoi e vetme ishullin e Kanadasë, 32 vjeçarja shënon arritje historike

31 Mars 2025 | 10:53

Camilla Hempleman-Adams, një eksploruese britanike 32 vjeçare, ka shënuar një arritje historike duke u bërë gruaja e parë që përfundon një përshkim solo në Ishullin Baffin të Kanadasë.

Ajo ka tërhequr një sajë 150 milje në kushte ekstremisht të vështira, duke u ekspozuar në temperatura që zbritën deri në -40°C dhe erëra që arrinin deri në 47 mph.

Hembleman-Adams e përfundoi udhëtimin nga Qikiqtarjuaq në Pangnirtung brenda 13 ditësh, një ditë para afatit të caktuar. Ishulli i Arktikut, që është i pesti më i madhi në botë, është kryesisht i pabanuar dhe ndodhet në Kanadanë veriperëndimore, mes kontinentit dhe Grenlandës.

Nga fshati Inuit i Pangnirtung, Hempleman-Adams tha: “Ndihem goxha e rraskapitur, kam këmbët shumë të lënduara, por është mirë të kthehesh në qytetërim, thjesht duke u vendosur ngadalë. Kanë qenë dy javë vërtet të vështira, por dy javë të pabesueshme”. Ajo shtoi: “Kur futesh vetë, thjesht ke një mentalitet për të vazhduar. Ti përshtatesh, ke mendësinë që nuk mund të heqësh dorë. Nuk ka dorëzim në ato kushte.”

Babai i saj, aventurieri Sir David Hempleman-Adams, fluturoi për ta takuar atë në vijën e finishit, duke shprehur shqetësim për erërat e forta që rrisnin rrezikun e ngrirjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026