E rëndë| 30-vjeçari shqiptar lihet i plagosur me thikë në urgjencë, ndërron jetë
Një 30-vjeçar shqiptar në Spanjë ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit Josep Trueta në Girona, pas një plagosjeje me thikë. 30-vjeçari i plagosur u braktis nga një automjet në dyert e urgjencës së spitalit të dielën, por fatkeqësisht nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.
Hetuesit kanë arritur të identifikojnë viktimën, i cili ishte pa dokumente, pasi kanë gjetur targën e makinës me të cilën ai ka mbërritur në spital.
Falë kamerave të spitalit është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit që shoqëroi në spital shqiptarin.
Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës së viktimës për të zbuluar dinamikën e vrasjes dhe personin që e qëlloi me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së qendrës shëndetësore. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina. Sipas burimeve në qendër, mjekët u përpoqën ta shpëtonin, por pa sukses.
Pamjet bënë të mundur që agjentët të identifikonin përmes targës personin që e solli në spital, një tjetër shtetas shqiptar, banues në jug të Kosta Bravës.
Pas marrjes së deklaratës së tij mesditën e të hënës, grupi hetimor mundi të zbulojë identitetin e viktimës dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXO GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta