“Do kthehesh me mua”- Si ish i dashuri i dogji makinën 28-vjeçares, zbardhet ngjarja
Policia ka arritur të zbardhë djegien e një automjeti në Korçë, që fillimisht u dyshua si ngjarje aksidentale. Pas hetimeve të thelluara, u zbulua se djegia automjetit të një 28-vjeçareje, e ndodhur një ditë më parë, ishte e qëllimshme.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi, të cilët dyshohet se i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase 28-vjeçare.
Sipas informacioneve dyshohet se motiv është bërë një lidhje midis vajzës dhe njërit prej autorëve, Gentjan Çipit.
Duket se këta të fundit kanë patur lidhje intime, e cila ka përfunduar, por autori ka dashur të rikthehet me vajzën, gjë që nuk është pranuar nga ana e saj. Për shkak të refuzimit, në shenjë hakmarrje ai i ka djegur mjetin.
Bëhet me dije se policia ka sekuestruar gjithashtu një sasi të vogël municioni luftarak, të cilën e posedonte në banesë Romeo Basholli.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme
“Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar të djegies së automjetit tip “Volksëagen”, në përdorim nga një 28-vjeçare dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi G. Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit këtë shtetase.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur shtetasi R. B., në këtë ngjarje”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij