“Kam ethe, jam me grip”- Alla shtyn marrjen në pyetje për vrasjen e dy vëllezërve
Klevis Alla, i penduari i drejtësisë mungoi në seancën ku ishte planifikuar të merrej në pyetje për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.
Në momentin që togat e zeza të GJKKO-së do t’i jepnin fjalën prokurores Doloreza Musabelliu për ta pyetur të penduarin, ai iu drejtua gjykatës me kërkesën për shtyrje të seancës
“I kërkoj gjykatës ta shtyjë këtë senacë për shkak se jam sëmurë me grip. Kam disa ditë që nuk ndihem mirë, kam ethe si pasojë e ndërrimit të stinës. Nëse është e mundur ta shtyjmë. Unë deklaroj se kam vullentin të bashkëpunojë me drejtësinë por sot e kam të pamundur”
Pasi dëgjoi palët, Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës për datën 9 Maj ora 09:00. Si të akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve po gjykohen Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva.
LEXO GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij