E rëndë në Berat, 57-vjeçari qëllohet aksidentalisht për vdekje nga bashkëfshatari
8 Gusht 2025 |
23:05
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogdan në Berat. Një 57-vjeçar ka humbur jetën, pasi është qëlluar nga bashkëfshatari i tij 53-vjeç.
Të dy ishin duke ruajtur prej disa netësh parcelat me misër, të cilat po dëmtoheshin nga derrat e egër. Në përpjekje për të gjuajtur një prej tyre, 53-vjeçari Dhimitër Kuqi ka qëlluar aksidentalisht bashkëfshatarin e tij, Adriatik Toska, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Beratit.
LEXO GJITHASHTU:
- Tre mjete përfshihen në një aksident të fortë në Berat, 3 të lënduar në spital
- Aksident në Berat: Motorri përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit
Lajme të Sugjeruara
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026