E rëndë në Ferizaj, punëtori 59 vjeç rrëzohet nga objekti i ndërtimit dhe ndërron jetë

13 Prill 2026 | 13:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj.

Sipas raportimeve, dyshohet se një punëtor i moshës 59-vjeçare, ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në ndërtim gjatë punimeve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili bëri të ditur se janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës.

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç , i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar hetimet, forenzika rajonale dhe inspektorët komunal të punës. Për informata shtesë do të njoftoheni me raport të mëvonshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026