E rëndë në Itali, 25-vjeçari shqiptar vdes në aksident pas përplasjes me kamion

22 Prill 2024 | 18:14

Një aksident rrugor ka ndodhur në Itali, ku viktimë ka mbetur një 25-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi pak pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ku kamioni i drejtuar nga 25-vjeçari u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.

I riu shqiptar ishte me banim në Piza dhe vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shtyp nga përplasja.

Ndihma e shpejtë e Veronës shkuan në vendngjarje, u përpoqën të sillnin në vete 25-vjeçarin, por ishte vonë.

Policia rrugore e Verona Sud ka punuar për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas një rindërtimi fillestar, kamioni që drejtohej nga shqiptari u përplas me tjetër kamion më të madh, që kishte ndaluar më herët në autostradë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026