E rëndë në Tiranë, punëtori bie nga ndërtesa dhe ndërron jetë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B. K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katëshe në rrugën “Naum Veqilharxhi” në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një aksident në punë, dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit. Shtëpia ku ka ndodhur aksidenti është pronë e shtetasit A. G.
“Më datë 08.02.2025, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë