Kryen 6 vjedhje brenda 5 javësh, në pranga 2 hajdutë serialë të banesave në Tiranë

8 Shkurt 2025 | 12:44

Policia e Tiranës organizoi operacioni “Shadow Hunt” duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për vjedhje të banesave dhe marketeve.

Shtetasit e arrestuar janë E. G., 34 vjeç, banues në Bulqizë, dhe O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë ndërsa janë zbardhur dhe dokumentuar gjithsej 6 raste të vjedhjeve.

Gjatë hetimeve, ka rezultuar se këta persona kanë kryer vjedhje në disa banesa dhe dyqane, duke përfshirë vjedhje parash dhe artikujsh të ndryshëm. Policia ka sekuestruar një shumë prej 1600 euro, të cilat janë gjetur në banesat e tyre dhe dyshohet se janë të vjedhura.

Ata kryenin studime të hollësishme të objekteve dhe banesave që synonin të vidhnin dhe vepronin kryesisht gjatë natës, duke hyrë nga dritaret ose çatitë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas dyshohen për disa vjedhje në banesa dhe dyqane, duke përfshirë:

  • Vjedhje parash më datë 29.12.2024 në banesën e shtetasit M. N.
  • Vjedhje parash më datë 12.01.2025 në banesën e shtetasit H. M.
  • Vjedhje artikujsh më datë 22.01.2025 në marketin e shtetases M. K.
  • Vjedhje sende me vlerë më datë 24.01.2025 në banesën e shtetasit O. P.
  • Vjedhje parash më datë 27.01.2025 në banesën e shtetases L. H.
  • Vjedhje prej 7000 euro më datë 02.02.2025 në farmacinë e shtetasit D. J.

Puna e policisë vijon për dokumentimin e mundshëm të rasteve të tjera vjedhjeje në qarkun e Tiranës, ku mund të jenë të përfshirë këta shtetas ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026