Plagoset 26-vjeçari pas një konflikti në Lushnjë, policia arreston autorin e dyshuar

8 Shkurt 2025 | 11:50

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi dyshohet se plagosur rëndë me mjet prerës një 26-vjeçar në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit të Lushnjës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të Policisë, autori është arrestuar në flagrancë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë marrë menjëherë informacionin për ngjarjen dhe kanë vepruar shpejt për zbardhjen e rrethanave duke të mundur kapjen dhe arrestimi i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Stan Karbunarë.

Dyshohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, pas një grindjeje të momentit, 25-vjeçari ka sulmuar me thikë 26-vjeçarin A. Y., banues në Karbunarë, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet aktualisht në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisu procedimin ndaj të arrestuarit për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” ndërsa materialet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026