Procedohet 55-vjeçari kosovar, tentoi të futej në Shqipëri me euro të padeklaruara

8 Shkurt 2025 | 10:43

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë intensifikuar kontrollet për të goditur paligjshmërinë në kufi.

Në kuadër të një operacioni të përbashkët me autoritetet doganore, u ndalua dhe u kontrollua një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi kosovar G. M., 55 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit të detajuar, u gjetën dhe u sekuestruan 16,000 euro, të cilat shtetasi po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Pas veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, ku është nisur një procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin G. M., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026