E rëndë| Sulmohet nga 6 qen 12-vjeçari, dërgohet në spital me plagë të shumta

24 Gusht 2023 | 22:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Delvinës mbrëmjen e kësaj të enjteje, ku një fëmijë i mitur është sulmuar nga qentë e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin, Rusan dhe bëhet me dije se 12-vjeçari me inicialet SH.H., është  sulmuar nga 6 qen të cilët i kanë shkaktuar plagë të rënda.

I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin “Petro Nako” të Sarandës me plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe hemoragji.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale nga ana e mjekëve dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026