E veja e Navalnyt: Putin është një ‘gangster’, Perëndimi të mos njohë zgjedhjet
E veja e Alexei Navalny thotë se Vladimir Putin nuk është një politikan, por një “gangster”, fitorja e pashmangshme e të cilit në zgjedhje nuk duhet të njihet ndërkombëtarisht.
Sipas mediave të huaja, në një artikull opinioni për Washington Post, Yulia Navalnaya tha se nuk i kishte mbetur “asnjë zgjidhje” veçse të vazhdonte punën e burrit të saj të ndjerë, një kritik i shquar i Kremlinit, për të cilin tha se u vra me “urdhrin e drejtpërdrejtë të Putinit”.
Në artikull, ajo e përshkroi presidentin rus si “udhëheqësin e një grupi mafioz” që shijon dhunën dhe luksin.
Dhe ndërsa ai nuk ka mbështetje unanime në Rusi, ka ende shumë në Perëndim që “kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij”, tha ajo.
“Putini nuk është një politikan, ai është një gangster. Alexei Navalny u bë i famshëm në Rusi dhe i urryer nga Putini pikërisht sepse, që nga fillimi i luftës së tij, ai e përshkroi hapur Putinin dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin marrë dhe përdorur pushtetin vetëm për pasurimin dhe përmbushjen e ambicieve të tyre personale”, tha zonja Navalnaya.
Ajo vuri në pikëpyetje pse vendet demokratike vazhduan të njihnin udhëheqjen e një njeriu që kishte “falsifikuar zgjedhjet”, heshti kritikët e tij dhe “nisi një luftë të përgjakshme në Evropë”.
Zonja Navalnaya bëri thirrje që rezultati i pashmangshëm i zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave të mos njihet ndërkombëtarisht, duke sugjeruar se megjithëse nuk do të ndikonte drejtpërdrejt në qeveri, mund të bënte që ndjekësit e Putinit të largohen prej tij.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për “zgjerim maksimal dhe zbatim të kujdesshëm të sanksioneve” kundër politikanëve dhe biznesmenëve më të afërt me Putin, në mënyrë që të mbillet përçarje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë