E veja e vrasësit serial del para gjyqit, akuzohet për rolin në gjetjen e viktimave
E veja e një vrasësi serial do të dalë në gjyq për rolin e saj në vrasjen e një studenteje britanik në Francë 33 vjet më parë.
Joanna Parrish ishte vetëm 20 vjeç kur u përdhunua dhe u vra në Moneteau, Francë në maj 1990 nga Michel Fourniret, i njohur si Ogre i Ardennes, i cili e rrëfeu vrasjen e saj tre vjet para vdekjes së tij në burg në vitin 2021.
Pritet që këtë të martë të zhvillohet një gjyq për të venë e tij Monique Olivier, e cila thuhet se ka qenë bashkëpunëtore në vdekjen e zonjës Parrish.
Olivier, 75 vjeçe po përballet me tre akuza për vrasje dhe tashmë po vuan dënimin e përjetshëm për pesë vrasje të tjera të kryera nga Fourniret.
Zonja Parrish punonte si asistente e mësimdhënies së anglishtes në shkollën e mesme Jacques-Aymot në Auxerre, Burgundy, si pjesë e kursit të saj të diplomës franceze në Universitetin e Leeds, kur vdiq.
Ekspertiza zbuloi se ajo ishte përdhunuar dhe rrahur, përpara se trupi i saj i zhveshur të hidhej në lumin Yonne.
Fourniret u burgos në vitin 2008 për vrasjen e shtatë vajzave, por u deshën vite para se ai më në fund të pranonte se zonja Parirsh ishte një tjetër nga viktimat e tij. Ai vdiq para se të përballej me gjykatat. Olivier ka pranuar se ka joshur vajza të reja në shtëpinë e tyre për burrin e saj dhe ajo thuhet se ka pranuar se ka ndihmuar në asgjësimin e trupave të tyre.
Olivier akuzohet për ndihmën dhe nxitjen e rrëmbimit dhe vrasjes Marie-Angele Domece në 1988 dhe zonjës Parrish në 1990. Akuza e tretë është për bashkëpunim në zhdukjen e 9-vjeçares Estelle Mouzin në vitin 2003, trupi i së cilës nuk është gjetur kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme