I dënuar për vrasjen e George Floyd, sulmohet me thikë në burg ish-oficeri në SHBA
Një ish-oficer policie në Minneapolis, i dënuar për vrasjen e George Floyd, është goditur me thikë në burg.
Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili tha se 47-vjeçari Derek Chauvin u sulmua nga një i burgosur tjetër ndërsa ishte në burg në Arizona.
Byroja e Burgjeve të SHBA-së konfirmoi se një i burgosur ishte sulmuar në Institucionin Federal Korrektues (FCI) në Tucson rreth orës 12:30 pasdite me kohën lokale të së premtes.
Në një deklaratë, agjencia tha se stafi i burgut mori “masa për shpëtimin e jetës”, përpara se i burgosuri, emri i të cilit nuk përmendet, të dërgohej në spital për trajtim të mëtejshëm.
FBI tha se ishte në dijeni të një sulmi në burg, megjithëse nuk përmendi askënd të përfshirë.
Chauvin, u dërgua në ‘FCI Tucson’ nga një burg shtetëror i Minesotës së sigurisë maksimale në gusht 2022 për të vuajtur një dënim 22-vjeçar për vrasjen e Floyd.
Ai u dënua gjithashtu me një dënim të njëkohshëm 21-vjeçar për shkeljen e të drejtave civile të zotit Floyd.
Floyd, 46 vjeç, vdiq në maj 2020 pasi Chauvin i vendosi gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta në rrugë jashtë një dyqani në Minneapolis, ku dyshohej se po përpiqej të kalonte para të falsifikuara.
Vrasja, e cila u regjistrua në një celular nga një kalimtar, i cili filmoi Floyd duke thënë “Unë nuk mund të marr frymë” disa herë, ndezi protesta kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në të gjithë botën.
Tre ish oficerë të tjerë morën dënime më të vogla shtetërore dhe federale për rolet e tyre në vdekjen e Floyd.
Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA hodhi poshtë ankesën e Chauvin kundër dënimit të tij për vrasje shtetërore.
Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison, tha: “Jam i trishtuar kur dëgjoj se Derek Chauvin ishte objektivi i dhunës.
“Ai u dënua siç duhet për krimet e tij dhe, si çdo individ i burgosur, ai duhet të jetë në gjendje të vuajë dënimin pa frikë nga hakmarrja apo dhuna”.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa