Gjykata e Lartë e SHBA rrëzoi ankesën e ish-oficerit të policisë për vrasjen e Floyd

20 Nëntor 2023 | 17:40

Gjykata e Lartë e SHBA-së refuzoi sot të dëgjojë apelin e ish-oficerit të policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, të cilin ai donte të paraqiste kundër vendimit për vrasjen e George Floyd gjatë arrestimit të tij në vitin 2020, i cili më pas shkaktoi protesta të mëdha kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.

Gjykatësit refuzuan apelimin e Chauvin, të cilin ai e paraqiti pasi një gjykatë apeli në Minesotë la në fuqi dënimin e tij me 22 vjet burg për vrasjen e vitit 2021, duke mohuar kërkesën e tij për një gjyq të ri, raportoi Reuters.

Chauvin argumentoi se njëanshmëria e jurisë dhe disa vendime të kryetarit të trupit gjykues e privuan atë nga e drejta e tij për një gjykim të drejtë sipas ligjit amerikan.

Bëhet fjalë për oficerin e policisë i cili u filmua duke mbajtur gjurin në qafë të George Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit. Derek Chauvin u dënua me 22.5 vjet burg për vrasjen e Floyd.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026