Kanye West në gjykatë për deklaratat kundër George Floyd

20 Tetor 2022 | 07:17

Reperi amerikan Kanye West prej disa kohësh po skandalizon publikun me deklarata të diskutueshme, për të cilat madje është bllokuar në shumicën e rrjeteve sociale.

Ai pati “shpërthimin” e tij të fundit në podcastin “Drink Champs”, në të cilin deklaroi se George Floyd, një afrikano-amerikan që vdiq si rezultat i brutalitetit të policisë dhe që u bë fytyra e lëvizjes “Black lives matters”, në fakt vdiq nga pasoja e një mbidoze.

Floyd vdiq më 25 maj 2020 pasi polici Derek Chauvin, i cili e arrestoi, i qëndroi me gjurin të shtrënguar në qafë për gati nëntë minuta, por reperi, i cili së fundmi ndryshoi emrin e tij në Ye, ia atribuoi vdekjen e tij një mbidoze.

“Unë po shikoja një dokumentar për George Floyd. Ai ishte në fentanil. Nëse shikoni nga afër, gjuri i policit nuk është fare në qafë”, tha West në podcast.

Edhe pse një sasi e vogël fentanili, sipas gjetjeve toksikologjike, u gjet në trupin e të ndjerit, autopsia konstatoi se nuk ishte shkaku i vdekjes së tij, i cili tashmë dihej, dhe efektivi Chauvin u dënua me 22 vjet burg për vrasje.

Për deklaratën e diskutueshme ka reaguar edhe familja e të ndjerit që ka paditur West dhe kërkon dëmshpërblim prej 250 milionë dollarësh.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e...
13:09 | 25/06/2026

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllime të enjten për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që lanë të paktën 32 të vdekur dhe rreth 700...
12:30 | 25/06/2026